VITIN E RI PA PUNË E KANË PRITUR 46.596 PERSONA

Në evidencën e Entit për Punësim, Vitin e Ri e kanë pritur 46.596 qytetarë, që është 10.145 ose 18.27 për qind më pak se në fund të vitit 2021. Sipas të dhënave të Buletinit Mujor Statistikor të Entit për Punësim, pothuajse 58 për qind e numrit të përgjithshëm të të papunëve janë gra, papunësia dukshëm më e lartë në veri të vendit. Më shumë të papunësuar janë në Byronë e Punës në Podgoricë – 8,311, që është 2,801 më pak se në fund të vitit 2021. Në raport me numrin e banorëve, numri i të papunëve në Podgoricë është ndër më të ulëtat në vend – çdo i 23-ti qytetar është i papunë. Kotorri në fund të vitit të kaluar kishte më pak të papunë në raport me numrin e banorëve, ku në regjistrat e Institutit ishin të regjistruar 322 banorë të atij qyteti bregdetar.

SHARE