DUKAJ: NUK KA RRUGËDALJE NGA KRIZA PA NJË NDRYSHIM NË QASJE

Falë ekspertëve të Ministrisë së Administratës Publike (MAP) janë ruajtur të dhënat personale të qytetarëve si dhe të dhënat e biznesit të subjekteve ekonomike, ka bërë të ditur ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj. Në një intervistë për „Pobjeda“, ai vlerësoi se duke ditur se sa të dhëna “rrjedhin” në botë, qoftë edhe nga institucionet dhe sistemet më të mbrojtura, është e qartë se çfarë suksesi është. Ministri Dukaj foli për atë që mësuam nga sulmi kibernetik në gushtin e kaluar, për shërbimet e reja elektronike që po përgatisin për qytetarët dhe ekonominë, se kur administrata jonë do të jetë realisht shërbim për qytetarët dhe ekipin me të cilin bashkëpunon në Ministri. Dukaj tha se një dëm i caktuar është bërë duke kompromentuar disa të dhëna nga kompjuterët e zyrtarëve individualë, me ç’rast këto të dhëna janë të koduara dhe deri më tani nuk ka asnjë dëshmi se sulmuesit kanë arritur t’i deshifrojnë ato. „Nuk është sekret, e kam thënë më shumë se një herë se Mali i Zi nuk ishte gati për këto sulme. Pa hyrë në arsyet, do të deklaroj se çfarë kemi ndërmarrë që atëherë: kemi rritur ndjeshëm nivelin e sigurisë së sistemeve të informacionit, kemi përmirësuar infrastrukturën dhe mjetet për sigurinë kibernetike, kemi krijuar CIRT, kemi forcuar personelin tonë me një grup ekspertësh për reagim të shpejtë, urgjent, janë duke u zhvilluar operacionet përfundimtare për hapjen e KOS-it të Qeverisë (Qendra Operative e Sigurisë Qeveritare), pra një pjesë e veçantë që do të jetë në detyrë 24/7. Epilogu është se jemi më të pasur për një përvojë të çmuar”, tha ministri Dukaj.

SHARE