NGA MESNATA, TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE DO TË JENË MË TË LIRA

Foto: Ilustrim

Ministria e Energjisë dhe Minierave njoftoi se që nga mesnata të gjitha llojet e karburanteve do të jenë më të lira.

Çmimi i Eurosuper 98 për litër do të jetë 1,39 euro, që do të thotë se do të ulet për pesë centë.

Litri i Eurosuper 95 do të kushtojë 1,35 euro, që është gjashtë cent më lirë në krahasim me çmimin aktual. Litri i Eurodizelit do të jetë më i lirë për katër centë dhe do të kushtojë 1,27 euro, po ashtu si litri i vajit të ngrohjes që do të jetë 1,20 euro.

“Sipas dispozitave të Rregullores mbi mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilëve formohen çmimet maksimale të derivatet e naftës, llogaritja tjetër do të kryhet më 12 janar 2026, dhe çmimet e eventualisht të ndryshuara të derivatet e naftës do të vlejnë nga 13 janari”, thuhet në njoftim.

SHARE