Tharja e Lëkurës Nga i Ftohti – Kurat më të Mira Natyrale

Dimri ka një ndikim të fortë në lëkurë.

Ajo thahet falë rënies së temperaturës por edhe lagështisë.

Dehidratimi lë shumë pasoja në lëkurë dhe e irriton atë.

Moti i ftohtë është një faktor kryesor kundër tharjes së lëkurës, por nuk është i vetmi.

Disa prej faktorëve janë solucionet larëse, medikamentet, banja e nxehtë, psoriaza, diabeti, tiroidja dhe dermatitis.

Lëkura e thatë ka nevojë për një krem të mirë hidratues. Por përpara se të blini një krem të shtrenjtë në dyqan, hidhini një sy sugjerimeve të AgroWeb.org

Vaji i arrës së kokosit

Vaji i arrës së kokosit është shumë efikas për lëkurën.

Ai përmban acide yndyrore që kompensojnë humbjen e lagështisë nga lëkura.

Për më tepër, ky vaj përmban vitaminë E dhe proteina që e ushqejnë lëkurën.

Vajin mund ta aplikoni në lëkurë para dhe pas dushit.

Mjalti

Mjalti është zbutës fantastik i lëkurës.

Ai është i pasur me antioksidantë vitamina dhe minerale.

Lyejeni trupin me mjaltë dhe pas 10 minutash bëni banjë.

Ju mund të përzieni glicerinë me mjaltë dhe ta përdorni për lëkurën e duarve.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit përmban antioksidantë dhe vitaminë E që janë të dobishme për kolagjenin, mungesa e të cilit nxit tharjen e lëkurës.

Lyeni lëkurën me vaj ulliri, masazhojeni dhe pas 30 minutash shpërlajeni me ujë të bollshëm.

Nëse e kombinoni me sheqer kaf mund ta përdorni si eksfoliant për të larguar qelizat e vdekura dhe zbutur lëkurën.

Ajka e qumështit

Ajka përmban shumë yndyrë ndaj shërben si një ushqyes natyral i lëkurës,.

Acidi laktik përshpejton prodhimin e kolagjenit dhe ruan ekuilibrat e pehashit.

Aplikojeni në lëkurë veçmas ose duke e kombinuar me lëng limoni. Shpërlajeni lëkurën ose bëni dush pas 15 minutash.

Avokado

Avokado është i pasur me vitaminë E që e mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Avokadot përmbajnë acide yndyrore omega-3 që penetrojnë lëkurën dhe e ushqejnë atë në thellësi.

Përziejeni tulin e avokados me mjaltë dhe lyejeni lëkurën.

Pas 20 minutash shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Aloe Vera

Ekstraktet e aloe verës janë shumë efikasë në përmirësimin e hidratimit të lëkurës,

Xhelin e kësaj bime mund ta përdorni në të gjithë lëkurën dhe pas 30 minutash ta shpërlani me ujë të bollshëm.

Aplikimin mund ta bëni një ose dy herë në ditë./AgroWeb.org

SHARE