QEVERIA MIRATOI NJË LISTË TË RE TË BARNAVE

Në seancën e mbajtur më 27 dhjetor, Qeveria e Malit të Zi miratoi listën e barnave, e cila përfshin 34 barna të reja inovative, të cilat përdoren në trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje, diabeti, hipertensioni, reumatologjia dhe sëmundje të tjera, të cilat rëndojnë popullatën tonë më së shumti, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, me kërkesë të institucioneve shëndetësore, janë shtuar barnat që përdoren gjatë trajtimit ambulator apo spitalor, si dhe forma të reja barnash dhe indikacione të plotësuara për barnat tashmë në listën e barnave.

Lista e re e barnave, siç thuhet nga Ministria, tani përmban mbi 1300 barna, të cilat përshkruhen dhe lëshohen me shpenzime të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ministria thekson se qëllimi i miratimit të listës së barnave është krijimi i kushteve që kujdesi shëndetësor të zhvillohet në mënyrë sa më efikase dhe racionale, me ofrimin e barnave moderne, të sigurta, cilësore dhe efektive në kurriz të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

SHARE