MIRATOHET PROJEKTLIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACION

Qeveria në seancën e sotme miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion, i cili paraqet bazën e demokracisë, forcon përgjegjësinë e qeverisë dhe përkrah pjesëmarrjen e qytetarëve.

“Ky ligj do të mundësojë disponueshmëri më të madhe të informatave relevante, e gjitha me qëllim të transparencës dhe kontrollit të punës së autoriteteve, në të cilën qytetarët do të mund të ndikojnë në zbatimin e politikave publike,” tha ministri Dukaj.

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Qasje të Lirë në Informacion parashikojnë një sërë ndryshimesh që do të krijojnë kushte për qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për qasje në informacion më lehtë dhe më shpejt, dhe autoritetet do të kenë një rol proaktiv – që gjithçka e përshkruar duhet të publikohet dhe në dispozicion të publikut.

Prandaj, autoritetet veprojnë si një “sistem i hapur” në komunikim me qytetarët.

Hapja e administratës publike reflektohet në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje, të cilën ky ligj e mundëson nëpërmjet disponueshmërisë më të madhe të informacionit përkatës, e gjitha kjo me qëllim të transparencës dhe kontrollit të punës së autoriteteve.

SHARE