MIRATOHET BUXHETI PËR VITIN 2022

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi miratuan sot Ligjin për Buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili sipas përfaqësuesve të Qeverisë është i balancuar dhe i qëndrueshëm në afat të mesëm dhe të shkurtër. Për miratimin e buxhetit votuan 42 deputetë, ndërsa kundër votuan 30 deputetë. Po ashtu, është miratuar edhe vendimi për huamarrjen e Malit të Zi për vitin e ardhshëm. Komisioni për Ekonomi, Financa dhe Buxhet në prag të votimit të buxhetit miratoi tre amendamente të Qeverisë, të cilat u bënë pjesë përbërëse e tij. Buxheti, të cilit i janë dorëzuar 173 amendamente, parashikohet të jetë rreth 2,46 miliardë euro. Krahas deputetëve të mazhorancës parlamentare, ligjin e Buxhetit ka votuar edhe deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu.

SHARE