VOTOHET BUXHETI I KOMUNËS SË TUZIT ME VLERË PREJ 6 MILION E 49 MIJË EURO

Në seancën e sotme e XV me rradhë e Kuvendit të Komunës se Tuzit u votua me shumicë votash buxheti i komunës për vitin 2021 me vlerë prej 6 milion e 49 mijë euro. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj theksoi që buxheti i vitit 2020 u realizua i tëri pa huazime dhe borxhe. Ai shtoi që Komuna e Tuzit për vitin e ardhshëm ka 45% të buxhetit kapital me përkrahje në bujqësi, kultur, sport dhe që edhe vitin e ardhshëm nga Komuna do finasohen të gjitha mjetet mësimore për të gjithë nxënësit e shkollimit fillor. 16 vendime të tjera të cilat u prezentuan sot para këshilltarëve nga drejtuesit e sekretariateve gjegjëse u aprovuan me shumicë votash.

SHARE