INSTITUTI: 435 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën e 1627 mostrave të koronavirusit të ri, ku janë rregjistruar 435 raste të reja, në Tuz vetëm 1 rast. Që nga rezultatet e djeshme, dy vdekje në lidhje me COVID19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga Podgorica dhe Nikshiqi. Deri në orën 17:30, u raportua shërimi i 619 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 në Mal të Zi është 8901.

SHARE