NE DUAM NJË QEVERI NË TË CILËN BE-ja ËSHTË NË QENDËR TË INTERESIT

Mali i Zi ka treguar se ka kapacitet demokratik për të zgjidhur vetë çështjet e brendshme dhe për të organizuar politikën e brendshme me forcat e veta, tha Mirosllav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, ai tha se priste që në Konferencën e ardhshme Ndërqeveritare, të planifikuar për më 13 dhjetor, delegacioni i malit te zi të jepte një sinjal të qartë që do të tregonte se Mali i Zi e di rrugen më tej për të shkuar. Lajçak theksoi se mbështetja e adresave evropiane në këtë kuptim nuk do të mungojë. Lajçak tha se BE-ja nuk do të ndërhyjë se kush duhet të jetë në Qeverinë e Malit të Zi, por gjithashtu tha se “ata duan një qeveri që do ta ketë BE-në në qendër të interesave të saj”.

SHARE