SHOQATA “MALËSIA E MADHE” NË NEW YORK DHURON 30.000 $ PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT

Me një vendim unanim dhe në mënyrë urgjente shoqata “Malësia e Madhe”, në New York, të SH.B.A, ka vendosur që të dhuroj një vlerë parash prej 30.000 dollarësh për të prekurit nga tërmeti i ditëve të fundit i rën në Shqipëri. Vendimin e ka marrë kryesia e kësaj shoqate, e cila aktivitetin e saj e ushtron prej 25 vitesh në New York, këtë lajm për “Zanin e Malësisë” e ka bëre të ditur, kryetari i kësaj shoqate Nikoll Juncaj, i cili ishte gjithashtu pjesëtar dhe luftëtar i UÇK-së në Kosovë. Junçaj, përveç ktij vendimi ka konfirmuar se brenda pak ditësh do të organizohet një takim me komunitetin e malsorëve të Malësisë së Madhe në New York, për grumbullim fondesh të tjera, pasi kjo shumë prej 30.000 dollarësh ka qenë një dhurat e vete shoqates. Takimi që pritet të bëj të mundur grumbullimin edhe të shumave të tjera, ndërkohë që si gjithnjë malsorët e kanë dhën shëmbullin të parët, pritet që edhe shoqata dhe organizata të tjera, të kryejn të njëjtin veprim, numëri i të cilave dhe që janë Shqiptarë vetem në New York, kap një numër prej 52 organizatash dhe shoqatash të ndryshme. Gjithashtu pritet që fonde do të grumbullojnë edhe institucionet fetare, siç janë Kishat dhe Xhamit Shqiptare të New York-ut. Kujtojmë, se anëtaret e kësaj shoqate kryesisht, janë të ardhur në New York nga Komuna e Tuzit, që është nën administrimin shtetëror të Malit të Zi, Komunë e cila përbëhet nga shumica e popullsisë Shqiptare, e veçanarisht me malsorë të Malësisë së Madhe.

SHARE