RRITET FLUKSI I TURISTËVE NË MAL TË ZI

Foto: Ilustrim

Në Mal të Zi gjatë muajit shtator janë regjistruar 189 mijë turistë dhe 687 mijë net-qëndrime në kapacitetet kolektive të akomodimit, sipas të dhënave preliminare të Monstat-it.

Prej tyre, 91.5% të net-qëndrimeve i kanë realizuar turistët e huaj, ndërsa vetëm 8.5% turistët vendas.

Sa i përket zonave turistike, shumica e net-qëndrimeve janë regjistruar në rajonin bregdetar (89.7%), pastaj në kryeqytet (5.6%), zonat malore (2.9%) dhe zona të tjera (1.8%).

Të dhënat përfshijnë vetëm akomodimin kolektiv si hotele, pansione, motele, komplekse turistike, hostele dhe kampe, ndërsa nuk përfshijnë akomodimin privat, si apartamente dhe shtëpi me qira.

SHARE