MINISTRI SHIMUN: MALI I ZI I PËRKUSHTUAR FORCIMIT TË QËNDRUESHMËRISË KLIMATIKE TË SISTEMIT SHËNDETËSOR

During the 75th session of the WHO Regional Committee for Europe, a high-level briefing was offered. The event was moderated by Katrín Jakobsdóttir, former Prime Minister of Iceland. The Pan-European Commission on Climate and Health is an independent advisory group convened by WHO/Europe to raise the political profile, awareness and support for stronger action to address the health impacts of climate change.

Foto: PORTAL ETV

Ministri i Shëndetësisë i Malit të Zi, Vojisllav Shimun, po udhëheq delegacionin malazez në sesionin e 75-të jubilar të Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, që po zhvillohet nga 28 deri më 30 tetor në Kopenhagë, Danimarkë.

Në hapje të punimeve morën fjalën drejtuesit më të lartë të OBSH-së, përfshirë drejtorin e përgjithshëm Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili theksoi sfidat globale në fushën e shëndetësisë dhe rolin e OBSH-së në përballimin e tyre.

Ndërsa drejtori rajonal për Evropën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi kontributin e vendeve anëtare në zbatimin e Programit Evropian të Punës 2020–2025 dhe Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm deri në vitin 2030.

Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se Dr. Kluge ka vlerësuar posaçërisht kontributin e Malit të Zi dhe ministrit Shimun në zbatimin e Planit të Veprimit për kontrollin e duhanit në rajonin evropian.

Gjatë diskutimit teknik të nivelit të lartë mbi klimën dhe shëndetin, ministri Shimun prezantoi qëndrimet e Malit të Zi lidhur me mbrojtjen e shëndetit nga ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe nevojën për forcimin e qëndrueshmërisë së sistemeve shëndetësore.

Ai theksoi se vendi po përballet gjithnjë e më shumë me valë të nxehti, përmbytje dhe sëmundje të transmetueshme për shkak të klimës, si dhe me shtim të problemeve të shëndetit mendor, sidomos tek të rinjtë.

Shimun nënvizoi përkushtimin e Malit të Zi për të zbatuar qasjen “Një shëndet – One Health”, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet sektorëve të shëndetësisë, veterinarisë, mjedisit dhe sigurisë ushqimore, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë klimatike dhe efikasitetit energjetik në institucionet shëndetësore.

Në kuadër të sesionit, delegacioni malazez zhvilloi takime bilaterale me përfaqësues të disa vendeve, përfshirë Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë, Turqinë, Maltën, Maqedoninë e Veriut dhe San Marinon.

SHARE