Foto: Vijesti
Institucioni i Avokatit të Popullit në Mal të Zi ka reaguar pas protestave të mbrëmshme në Podgoricë, duke theksuar se ato morën formë të shprehjes masive të racizmit.
Sipas tyre, skenat e publikuara mund ta paraqesin shtetin si ksenofob dhe jo të sigurt për të huajt që jetojnë apo punojnë atje.
Në reagim theksohet se, pavarësisht thirrjeve për qetësim pas plagosjes së një të riu në Zabjell, tensionet nuk janë ulur.
Ata rikujtojnë se jeta dhe siguria e çdo personi në Mal të Zi është prioritet shtetëror dhe se dhuna nuk mund të luftohet me dhunë, por me forcën e institucioneve.
Ata dënuan pjesëmarrjen e një numri të madh të rinjsh në protesta dhe theksuan se çdo thirrje për dhunë ose dëbim ndaj një kombësie të tërë, në këtë rast qytetarëve të Turqisë, përbën racizëm dhe është e papranueshme.










