ABETARJA MBARËKOMBËTARE SHPËRNDAHET NË SHKOLLAT SHQIPE TË ULQINIT DHE TIVARIT

Foto: KKSH

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Faik Nika, së bashku me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto, kanë realizuar shpërndarjen e “Abetares mbarëkombëtare” për nxënësit e klasave të dyta në shkollat fillore të komunave të Ulqinit dhe Tivarit, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Këtë vit, “Abetarja mbarëkombëtare” ka marrë miratimin nga Ministria e Arsimit për t’u përdorur si material ndihmës edukativ për nxënësit shqiptarë të klasave të dyta në shkollat fillore.

Drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave kanë shprehur mirënjohje për këtë nismë, duke vlerësuar lartë angazhimin e Ambasadores Peto dhe përkushtimin e vazhdueshëm të KKSH-së për përmirësimin e kushteve arsimore në institucionet shqipe të këtyre komunave.

SHARE