SPAJIQ: NDRYSHIMI I KUSHTETUTËS NUK DO TË NDODHË PA KONSENSUS TË GJERË

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq sot në Kuvend i’u përgjigj pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare, në seancën e posaçme të Kuvendit kushtuar orës së kryeministrit.

Mes tjerash Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve Danijell Zhivkoviq pyeti Spajiqin nëse ai dhe Qeveria do t’i pranojnë kërkesat e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq dhe do të nisë procedurën për marrjen e dyshtetësisë.

Kryeministri Spajiq tha se ndryshimi i Kushtetutës nuk do të ndodhë pa konsensus të gjerë.

Kryeministri tha se nesër është ditë e madhe për Malin e Zi sepse raporti i Komisionit Evropian është shumë pozitiv, ndërsa Von der Leyen tha se progresi i Malit të Zi është fenomenal.

Spajiq theksoi se programet Evropa Tani 1 dhe 2, si dhe të gjitha programet e tjera që do të realizohen në të ardhmen, janë absolutisht të qëndrueshme ekonomikisht dhe në interes të të gjithë qytetarëve, ekonomisë së Malit të Zi dhe financave publike.

“Komisioni Evropian do t’i propozojë Këshillit krijimin e një grupi teknik pune për hartimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit me Malin e Zi. Ky është një lajm i madh për Malin e Zi. Për të arritur qëllimin për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2026, ne duhet të fokusohemi në këtë”, tha Spajiq.

SHARE