Komisioni Evropian do t’i propozojë Këshillit krijimin e një grupi teknik pune për hartimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit me Malin e Zi në kohën e duhur, sipas draft Raportit për Progresin e Malit të Zi, të cilin Komisioni do ta prezantojë nesër.
Sipas burimeve diplomatike të RTMZ nga Brukseli, të cilët janë të informuar për përmbajtjen e këtij drafti, thuhet gjithashtu se Mali i Zi tashmë mund të llogarisë në propozimin e një pakete të re financiare në vjeshtën e vitit të ardhshëm, me kusht që të ruajë progresin gjithëpërfshirës në përgatitjet për zgjerim.
Komisioni Evropian është i gatshëm, siç thuhet në draft raportin e progresit për Malin e Zi, të mbështesë qëllimin e vendit, duke filluar me mbylljen e disa kapitujve të negociatave deri në fund të vitit.
Po ashtu, burime diplomatike të RTMZ nga Brukseli theksojnë se Komisioni do të mbetet i përkushtuar ndaj agjendës ambicioze të Malit të Zi gjatë vitit 2025 nëse plotësohen të gjitha kushtet.
Draft raporti thekson gjithashtu se vazhdimi i një konsensusi të gjerë politik mbi reformat kryesore është i nevojshëm për përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi në rrugën e tij drejt BE-së. Raporti i progresit është dokumenti më i rëndësishëm që vlerëson rezultatet e një vendi kandidat në rrugën e tij drejt BE-së.
Paketa e zgjerimit për të gjitha vendet kandidate do të shpallet nesër, pasi të marrë dritën jeshile nga Kolegji i Komisionerëve.