DRONËT AUSTRIAKË DO TË RUAJNË KUFIRIN E MALIT TË ZI ME SHQIPËRINË

Policia austriake, si pjesë e një misioni të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), do të dërgojë tetë policë dhe katër dronë për të ndihmuar homologët malazezë të mbrojnë kufirin me Shqipërinë. Sipas Ministrisë së Brendshme austriake, kreu i atij departamenti, Karl Nehammer, vizitoi Universitetin e Teknologjisë në Graz, pasi Ministria e Brendshme dhe Universiteti i Teknologjisë në Graz kanë vite që punojnë në projekte të përbashkëta kërkimore, duke përfshirë përdorimi i dronëve nga policia. Përveç misionit Frontex, Austria ka kontigjente policore të dislokuara në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Aktualisht, 50 zyrtarë po ndihmojnë autoritetet lokale në mbrojtjen e kufijve dhe luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore në rajonin tonë, sipas faqes së internetit të ministrisë austriake. Midis tyre janë operatorë drone të trajnuar posaçërisht. Së fundmi, zyrtarë të policisë austriake në Maqedoninë e Veriut i dhanë një goditje të madhe shpërndarësve të drogës. Me ndihmën e pilotëve austriakë të dronëve, policia kriminale maqedonase ka arritur të sekuestrojë 200 kilogramë marihuanë dhe të arrestojë pesë persona të dyshuar. “Kontrabanda dhe krimi i organizuar janë një rrjet i ndërthurur ngushtë. Është mbresëlënëse se çfarë suksesesh në hetime mund të arrihen kryesisht nëpërmjet përdorimit të teknologjisë moderne si dronët”, tha Nehamer. Edhe në Mal të Zi policët austriakë do të mbështesin në të ardhmen mbrojtjen e kufirit me Shqipërinë. Një nga rrugët e rëndësishme në Ballkan kalon përgjatë këtij kufiri. Tetë oficerë policie do të vendosen, duke përfshirë katër operatorë drone të trajnuar posaçërisht dhe katër drone. “Dislokimi i policëve tanë në Ballkanin Perëndimor mbron edhe kufirin austriak”, theksoi ministri i Brendshëm i Austrisë. Ai tha se oficerët e policisë austriake japin një kontribut të konsiderueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, gjë që, sipas tij, ndikon edhe në sigurinë në Austri.

SHARE