ÇMIMET E DERIVATEVE VAREN NGA ÇMIMET BOTËRORE

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq tha se çmimet e derivateve varen nga çmimet botërore dhe vuri në dukje se qeveria e re nuk i rriti akcizat për to. “Çmimet e karburantit në Mal të Zi varen nga çmimet botërore, të cilat tani janë rreth 74 dollarë për fuçi.  Gjithashtu, pjesa në çmimin e karburantit është akcizë, rritja e së cilës ndodhi gjatë kohës së ish-Qeverisë (2017).  Qeveria e re nuk i rrit akcizat për karburantin!”, shkruan Millatoviq në Twitter. Ai shtoi se çmimet e karburantit u rritën në krahasim me vitin 2020, si rezultat i rimëkëmbjes në ekonominë botërore, dhe arritën të njëjtin nivel si para pandemisë Covid. Në 15 vitet e fundit, shton ai, ka pasur periudha kur çmimet e karburantit ishin edhe më të larta, duke cituar periudhën 2011-2014, ose atë para krizës globale 2007.

SHARE