Qeveria e Malit të Zi miratoi dhe dha pëlqimin për përcaktimin mbi flamurin, himnin dhe shënimin e festës kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar – një shqiponjë të zezë dykrenare me sfond të kuq.
Si stemë do të ketë shqiponjën e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”.
28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar – është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.