ËSHTË ME RËNDESI QË MALI I ZI TË VAZHDOJË KURSIN EVROPIAN DHE EUROATLANTIK

Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, bashkëpunim të mirë në nivelin politik, i cili duhet të pasurohet më tej me lidhje më të forta ekonomike, tha Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq në një takim me Ambasadoren e re britanike në Podgoricë Karen Maddox. Ambasadorja Maddox vuri në dukje se ajo do të jetë e përkushtuar për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Malit të Zi dhe se shpreson që së shpejti do të nënshkruhet një Marrëveshje Partneriteti, Tregtie dhe Bashkëpunimi, e cila do të ishte baza për forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Bashkëbiseduesit ranë dakord se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Mali i Zi të vazhdojë kursin Evropian dhe Euro-Atlantik dhe Ambasadorja Maddox tha se MB do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në atë drejtim.

SHARE