SULM MASIV NË KIEV / UKRAINA RRËZON 10 DRONË RUSË MBI KRYEQYTETIN E SAJ

Rusia ka intensifikuar sulmet kundër Ukrainës, ndërsa kjo e fundit i është kundërpërgjigjur goditjeve të njëpasnjëhsme të Kremlinit.

Vetëm në orën e para të 29 gushtit forcat ukrainase kanë rrëuar më shumë se 10 dronë rusë mbi Kiev.

Ky ka qenë edhe sulmi i tretë i madh brenda pak ditësh në Kiev. “Sulmi i tretë ajror në Kiev në katër ditët e fundit! Sulm masiv sërish!”

Kështu është shprehur në Telegram udhëheqësi i administratës ushtarake të Kievit Serhiy Popko.

Sipas këtij të fundit mbetjet e dronëve të rrëzuar kanë shkaktuar zjarr në disa vende, por që është bërë e mundur shuarja e tyre nga zjarrfikësit.

Ndërkohë deri më tani nuk raportohet për viktima.Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka nxitur perëndimin, i cili ka dalë kundra Kremlinit duke i vendosur dhe sanksione ndëshkuese për veprimet e saj nga shtetit ukrainas.

SHARE