MONSTAT: REGJISTROHEN 1 MILIONË NETËQËNDRIME NË MAL TË ZI

Sipas të dhënave paraprake të Monstat, në korrik, 226,000 ardhje turistësh dhe 1.04 milionë fjetje u regjistruan në akomodimet kolektive në Mal të Zi.

“Nga totali i fjetjeve në akomodime kolektive, 91,7 për qind janë bërë nga turistë të huaj, dhe 8,3 për qind nga turistët vendas”, thuhet në njoftim.

Në strukturën e netëqëndrimeve sipas llojeve të vendeve turistike, në korrik më së shumti fjetje janë realizuar në vendet bregdetare 92,9 për qind, kryeqytet 3,8 për qind, vendet malore 1,9 për qind dhe vendet e tjera 1,4 për qind.

Objektet akomoduese kolektive përfshijnë hotelet, konviktet, motele, vendbanimet turistike, resortet, bujtinat dhe kampet dhe nuk përfshijnë akomodimin individual, të ashtuquajtur privat – akomodim në shtëpi dhe dhoma me qira, si dhe apartamente turistike.

SHARE