Kompania “Secnora Ou” nga Estonia do të auditojë kodin e softuerit që qytetarët do të përdorin për të kontrolluar të dhënat e tyre, sipas Drejtorisë së Statistikave (Monstat).
“Drejtoria e Statistikave ka realizuar tenderin e dytë për rishikimin e kodit softuerik për karakteristikat etniko-kulturore të mbledhura nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, si dhe sa i përket informimit publik në lidhje me rezultatet e Regjistrimit”, thuhet në njoftimin e Monstat.
“Për shkak të pretendimeve të pavërteta që janë shfaqur në rrjetet sociale, dhe në lidhje me rezultatet e regjistrimit të popullsisë, rikujtojmë opinionin se në përputhje me Ligjin për Regjistrimin, publikimi i rezultateve nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në vitin 2023 është ekskluzivisht përgjegjësi e Drejtorisë së Statistikave, pra statistikave zyrtare”, thonë nga Monstat dhe shton se “të dhënat lidhur me karakteristikat etnike dhe kulturore, të cilat i prezantohen publikut, nuk janë rezultat i të dhënave të përpunuara nga regjistrimi dhe nuk pasqyrojnë informacione të vërteta, por supozime personale të individëve/grupeve”.