GORÇEVIQ: DO TË BËJMË GJITHÇKA QË MALI I ZI TË BËHET ANËTARI I 28-të I BE-së NË VITIN 2028

Ministrja e Çështjeve Evropiane në Qeverinë e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, në një intervistë për „Pobjeda“ ka deklaruar se Mali i Zi mund të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave në vitin 2026.

“Ne vazhdimisht theksojmë vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian në vitin 2028. Për të pasur sukses në këtë, duhet të përfundojmë të gjithë punën deri në fund të vitit 2026, pra të mbyllim përkohësisht të gjithë kapitujt e negociatave”, tha Gorçeviq për Pobjeda.

Ajo po ashtu vlerësoi se krahas hartimit të ligjeve, Qeveria e Malit të Zi po punon edhe në forcimin e institucioneve dhe trajnimin e tyre për zbatim cilësor të ligjit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Mali i Zi është përballur me kapacitete të kufizuara administrative për dekada, gjë që nuk është një problem që mund të zgjidhet në një periudhë të shkurtër kohore,” tha Gorçeviq.

SHARE