VAKSINIMI KUNDËR HPV PA TERMIN DHE TRE FUNDJAVAT E PARA TË SHTATORIT

Vaksinimi kundër HPV pa termin në qendrat shëndetësore të Malit të Zi do të organizohet edhe gjatë tre fundjavave të para të muajit shtator, njoftoi Instituti për Shëndet Publik.

Vaksinimi pa termin do të bëhet gjatë tre fundjavave të para të muajit shtator, nga ora 09:00 deri në 20:00 në Qendrën Shëndetësore Stara Varosh në Podgoricë, Zetë dhe Tuz, ndërsa nga ora 09:00 deri në 14:00 në qendrat shëndetësore në komunat e tjera.

Rezultatet e vaksinimit ndaj HPV të vajzave në Mal të Zi nga shtatori i vitit të kaluar deri në korrik të këtij viti ishin mjaft të mira, tha epidemiologu i Institutit për Shëndet Publik, dr. Milko Joksimoviq.

Ai theksoi se në shtator fokusi do të jetë te vaksinimi i vajzave nga 9 deri në 14 vjeç dhe se shpreson që vitin e ardhshëm në vaksinim të përfshihen edhe djemtë.

SHARE