STUHIA “IDALIA”, SHBA SHPALL GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME

Presidenti Joe Biden ka miratuar një deklaratë emergjence për Florida pasi stuhia Idalia po afrohet dhe forcohet edhe më shumë.

Biden zhvilloi një bisedë me DeSantis ditën e sotme dhe theksoi se qeveria federale do ta mbështeste plotësisht shtetin në përgatitjen për stuhinë dhe pasojat, raporton CNN.

Biden u shpreh gjithashtu se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka vendosur paraprakisht personel dhe asete në përgatitje për stuhinë.

Që prej mëngjesit të ditës së sotme, stuhia ishte 90 milje larg bregut perëndimor të Kubës me erëra deri në 65 milje në orë. Guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi banorët të përgatiten për goditjen e vendit nga stuhia Idalia.

Sipas tij stuhia Idalia do të ashpërsohet në detin e Karaibeve duke u kthyer në një “uragan madhor”, duke prekur brigjet e Gjirit të Meksikës kësaj jave.

“Do të jetë një stuhi e fuqishme”, tha ai.

SHARE