QEVERIA DUHET TË ULË AKCIZAT, JO TË RRISË ARTIFICIALISHT PAGAT

Analisti ekonomik Mirza Muleshkoviq beson se rritja e çmimit të karburanteve nuk do të sjellë rritje të konsiderueshme të çmimeve të tjera dhe i bën thirrje Qeverisë që të ulë sërish akcizat për derivatet e naftës.

Ai thotë se në dy vitet e fundit çmimet në Mal të Zi janë rritur për rreth 23 për qind dhe këtë e konsideron alarmante.

Ai vlerësoi se programi “Evropa Tani 2“ është i vështirë për t’u zbatuar në afat të shkurtër dhe tha se pagat nuk duhet të rriten artificialisht.

Ai vëren se deri para dy muajsh kishim ulur akcizën për karburantet, gjë që e konsideron të mirë për qytetarët dhe ekonominë. Ai beson se akcizat duhet të ulen sërish.

„Dëshira ime është që qeveria e ardhshme t’i ketë tri prioritete, e para – t’i kthehet planifikimit strategjik dhe të qëndrueshëm, së dyti – t’i kthehet rimëkëmbjes ekonomike dhe të krijojë strategji ekonomike, së treti – të kthehet në integrimet në BE”, tha Muleshkoviq.

SHARE