APK NIS PROCEDURAT GJYQËSORE PËR SHKAK TË FUNKSIONEVE TË DYFISHTA

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të inicojë procedurë kundërvajtëse para gjykatës ndaj të gjithë deputetëve që kryejnë funksione të dyfishta, thanë nga ky institucion.

Kanë kaluar 30 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit dhe ka skaduar detyrimi ligjor për deputetët që u zgjodhën në mbledhjen e re dhe tashmë po kryejnë veprimtari të tjera publike për të dhënë dorëheqje nga një post.

“APK do të paraqesë kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje pranë gjykatave kompetente për kundërvajtje ndaj deputetëve që kryejnë një funksion tjetër publik të papajtueshëm, në kuptim të nenit 12 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, dhe do të fillojë procedura administrative”, sqaron APK.

Siç thonë ata, gjykatat kompetente për kundërvajtje do të konstatojnë shkelje të ligjit dhe do të shqiptojnë sanksione përkatëse.

SHARE