NGA NESËR MË LIRË TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE

Nga nesër të gjitha llojet e karburanteve do të jenë më të lira për 3 ose 4 cent, njofton Ministria e Energjisë.

Siç kanë thënë nga ai departament, nga 30.07.2024 do të zbatohen çmimet e mëposhtme të derivateve të naftës:

BMB 98 – 1,57 euro/l (-0,03),

BMB 95 – 1,53 euro/l (-0,03),

Naftë për ngrohje – 1,36 euro/l (-0,04),

Eurodizel -1,41 euro/l (-0,04).

“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/2021), do të bëhet përllogaritja e radhës më 12 gusht dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 13 gusht 2024”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë.

SHARE