AFATI I FUNDIT PËR HARTIMIN E LIGJIT PËR KUVENDIN – 15 TETOR

Grupi punues për hartimin e Projektligjit për Kuvendin ka afat deri më 15 tetor për ta përfunduar atë punë, tha koordinatorja e Grupit Punues, Millosava Paunoviq. Në konferencën për media në Kuvend ajo tha se sot është mbajtur seanca e parë e Grupit Punues, ku është biseduar për metodologjinë e hartimit të ligjit, si dhe është përcaktuar agjenda dhe afati deri në të cilin duhet të përfundojnë punën. “Jemi dakorduar për dinamikën me të cilën do të përpiqemi të krijojmë një zgjidhje të mirë ligjore që do të ruhet në sistemin legjislativ për një kohë të gjatë”, tha Paunoviq. Ajo ka shpjeguar se duke pasur parasysh se Mali i Zi deri më tani nuk ka pasur ligj për Kuvendin, Rregullorja e Punës e ka rregulluar mënyrën e funksionimit të Kuvendit dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me pushtetin legjislativ. Siç tha ajo, qëllimi i ligjit është të zgjidhë problemet që kanë hasur kryetari/kryetarja i/e Kuvendit dhe shërbimi kuvendor në punën e tyre.

SHARE