KUFIJTË E BE-së MBETEN TË MBYLLURA PËR MALIN E ZI

Në mbledhjen e sotme, ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) propozuan që Mali i Zi të vazhdojë të jetë jashtë listës së vendeve që u lejohet të udhëtojnë në BE.

Siç njoftojnë nga BE nuk ka vende të reja në listën e azhurnuar, as ndonjë vend nga Ballkani Perëndimor.

Vendimi i ambasadorit duhet të konfirmohet me një procedurë të shkruar, më pas të konfirmohet nga vendet anëtare, dhe më pas të miratohet zyrtarisht nga Këshilli i BE-së më 1 gusht.

SHARE