Sallatë me Shalqi dhe Rukola

Ndonjëherë duket sikur sallatat janë menduar për tu konsumuar posaçërisht gjatë verës.

Kjo për shkak të lehtësisë dhe freskisë që dhurojnë në shijim.

Mund t’i konsumoni në çdo vakt, madje edhe në mëngjes e të mos veleni nga kombinimet e shumëllojshme të tyre.

Në recetën e sotëme do të rikujtojmë një shije të vjetër, por në një mënyrë të re.

Të gjithë e simë se sa shumë shkon shalqiu me djathin e bardhë, nëse i shtoni edhe pak rukola, mente dhe limon do të përfitoni një shije të pakrahasueshme në pak minuta.

Kjo sallatë do ju bëjë përvete jo vetëm përmes shijes që përzien të ëmblën, të fresktën dhe të kripurën, por edhe me pamjen e pasur plot ngjyra.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë që AgroWeb.org ju sugjeron për përgatitjen e saj dhe provojeni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

  • 400 gr rukola
  • 500 gr shalqi
  • 110 gr djathë i bardhë
  • 1 tufë mente
  • Lëkura e një limoni
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Pipqe i zi
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete qëroni dhe pastroni nga farat shalqiun.

Priteni atë në kubikë të vegjël e të barabartë dhe vendoseni në një enë.

Më pas në një tjetër enë të thellë shtoni vajin e ulllirit, lëkurën e grirë të një limoni bashkë me lëngun e limonit dhe degën e mentes së grirë.

Po këtu shtoni edhe kubikët e shalqiut që përgatitët më parë dhe filloni të përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Shtoni edhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe në fund gjethet e rukolës.

Vazhdoni me përzierjen nga lartë poshtë në mënyrë që të shpërndani shijen e sallatës tuaj.

Në fund spërkasni me pak piper të zi, kripë dhe sërish lëng limoni nëse e preferoni.

Mos harroni ta përzieni me kujdes edhe një herë të gjithë masën para se ta shërbeni./

SHARE