KRIPORJA E ULQINIT DO TË JETË SHOQËRI ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR

Sot është marrë vendim që modeli i menaxhimit të Parkut Natyror “Kriporja e Ulqinit” të jetë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar që duhet të formohet deri në fund të tetorit të këtij viti, njoftoi Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit. Ky vendim unanim është miratuar në mbledhjen e sotme në Komunën e Ulqinit. Propozohet që bashkëthemelues të Asociacionit të jenë Qeveria e Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit. Në takim u ngritën pyetje për përgjegjësitë dhe detyrat e menaxherit, rolin e sektorit joqeveritar në menaxhimin e Parkut të Natyrës, si dhe qëndrimin e administratorit të falimentimit ndaj strukturës së ardhshme drejtuese. “Qëllimi i takimit ishte përcaktimi i qartë i hapave dhe procedurave të mëtejshme drejt formimit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe menaxhimit të suksesshëm në të ardhmen.  Lidhur me këtë, u miratua konkluzioni që në kuadër të strukturës drejtuese të formohet një organ i cili do të përbëhet nga përfaqësues të të gjitha institucioneve dhe organizatave të pranishme, si dhe të përcaktohen së bashku, saktësisht kriteret për zgjedhjen e drejtorit të Kompanisë.  Po ashtu, sektori joqeveritar posaçërisht theksoi se kriteri bazë për zgjedhjen e drejtorit të ardhshëm të Kompanisë duhet të jetë ekspertiza dhe profesionalizmi, e jo përkatësia politike”, thuhet në njoftim.

SHARE