ME 4 KORRIK HAPJA E “KOLONISË ARTISTIKE” NË TUZ

Komuna e Tuzit, më 04.07.2021, organizon ekspozitën e 20 artisteve të Artit Vizual nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët punimet e veta i realizuan gjatë aktivitetit të Kolonisë artistike “Gjelosh Gjokaj”, e që sivjet për herë të parë do të organizohet në komunën e Tuzit. Mbrëmja do të jetë e gërshetuar edhe me pika muzikore nga violinistja e njohur nga Malësia, Dea Nicaj, nën shoqërimin e pianistit të njohur nga Shkodra Amir Xhakoviq. Ekspozita do të mbahet në hapësirat e QKI “Malësia”- Tuz me fillim në ora 20:00.

SHARE