SEKULLIQ:TRANSFORMIMI DIGJITAL MUNDËSI E MADHE PËR MALIN E ZI

Transformimi digjital është mundësi e madhe për Malin e Zi, sepse ai ofron një shans për sisteme të vogla dhe të mençura për të zgjidhur problemet  në funksionim për një kohë të shkurtër dhe bëhet konkurruese në nivelin global,deklaroi Ministrja e Ekonomisë në Qeverinë e MZ, Dragica Sekulliq.

“Kur flasim për transformimin digjital, është e nevojshme të kuptohet se është një proces shumëdimensional që duhet të harmonizohet dhe të vazhdojë. Pa një infrastrukturë të fuqishme nuk ka as Shoqëri të informacionit as ekonomi digjitale të rrjeteve moderne të telekomunikacionit dhe rrjetit IT “, tha Sekulliq, me rastin e hapjes së seminarit në temën Mali i Zi Digjital – shanset dhe sfidat.

Seminari për përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, e organizoi Ministritë e Ekonomisë dhe  Ministria e Administratës Publike  Nga Ministria e Ekonomisë kumtuan se shembujt pozitivë të proceseve të digjitalizimit në vendet e tjera, si dhe përvoja në aplikimin e projekteve dhe modeleve të ndryshme të biznesit, u prezantuan nga ekspertë nga kompanitë e njohura në këtë fushë – New Frontier Group dhe Pricewaterhouse Coopers.

Sekulliq tha se qytetarët dhe bizneset janë gjithnjë e më shumë të interesuara për servilet dhe përmbajtjet, megjithëse sipas saj,  infrastruktura dhe rrjetet e brezit të ri janë komponentët më të ndërlikuar dhe më të shtrenjtë të digjitalizimit.

SHARE