Qeveria e Malit të Zi, miratoi Strategjinë e Komunikimit – Mali i Zi, anëtare e NATO-s, për periudhën deri në vitin 2020, e cila është konceptuar si ombrellë e dokumentit strategjik që përcakton udhëzimet për zbatimin e aktiviteteve të komunikimit. Qeveria e MZ, gjithashtu miratoi edhe Planin e Veprimit për zbatimin e strategjisë deri në fund të këtij viti.
“Me dokumentin e parë strategjik përcaktohen drejtimet, qëllimet, kanalet dhe parametrat e tjerë të komunikimit të Malit të Zi si anëtarë të NATO-s, që janë në përputhje me prioritetet e Malit të Zi, në Aleancë dhe janë të orientuara si për publikun e brendshëm, ashtu edhe për atë të jashtëm dhe veçanërisht për aktivitetet brenda sistemit shtetëror në administratë”,kumtuan nga Qeveria e MZ.
Siç kumtohet, qëllimi kryesor është përmirësimi i perceptimit të Malit të Zi, si anëtare e NATO-s dhe atë duke rritur nivelin e informimit të përgjithshëm dhe të kuptuarit të të gjitha aspekteve të anëtarësimit të Malit të Zi, në NATO.
“Një përqasje e shtyrë nga strategjia përfshin shmangien e formave të një fushate klasike me aktivitete promovuese dhe një qasje më moderne e që aksenti i tyre vihet në rrjetet sociale, mesazhe të shkurtra efektive, video përmbajtje dhe të ngjarjeve të vogla publike të përshtatura për audiencat specifike të synuara”, shtohet në kumtesë.