KRAPOVIQ: KONFLIKTET INKURAJOJNË ALEATËT E NATO-s QË TË VEPROJNË SË BASHKU DHE SHPEJT

Konfliktet në Evropë dhe Lindjen e Mesme inkurajojnë aleatët e NATO-s që të veprojnë të bashkuar dhe shpejt, tha ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq, duke shtuar se ata duhet të mendojnë përpara duke zgjidhur sfidat aktuale.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, ai sot ka hapur mbledhjen e Komitetit të Aviacionit të NATO-s, që për herë të parë mbahet në Mal të Zi.

Krapoviq theksoi se Komiteti përfaqëson një platformë të besueshme për shkëmbimin e përvojës dhe njohurive ndërmjet ekspertëve të aviacionit civil dhe ushtarak në mbarë botën, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve për sfidat e ardhshme.

“Situata aktuale në Evropë kërkon që ne të sigurojmë qasje të mjaftueshme në hapësirën ajrore për stërvitje ushtarake, lëvizje të shkathët ndërkufitare dhe përdorim fleksibël të hapësirës ajrore”, tha ministri.

Siç tha ai, vendet anëtare janë përgjegjëse për krijimin, zhvillimin dhe sigurimin e bazës dhe infrastrukturës së duhur ligjore, si dhe një ekosistem ajror elastik për përdoruesit civilë dhe ushtarakë.

Ai tha se duhet të merren vendime të zgjuara dhe se bashkëpunimi duhet të bëhet që në momentin më të hershëm të zgjidhjes së sfidave.

SHARE