Temperaturat kanë arritur 50 gradë Celsius në disa rajone të Indisë veriore e qendrore duke bërë që vendi të ndodhet në kushtet e të nxehtit ekstrem.
Këtë javë, mbi 37 qytete shënuan temperatura mbi 45 gradë.
Të mërkurën, temperaturat në Delhi arritën në 52.3 gradë Celsius. Shërbimi meteorologjik indian ka dhënë alarmin për valë të të nxehtit në disa pika të qytetit.
Një gjykatës ndërpreu seancën gjyqësore gjatë së martës pasi tha se ishte shumë nxehtë për të vazhduar punën pa ajër të kondicionuar.
Churu dhe Sirsa ishin ndër qytetet më të nxehta pasi temperaturat kaluan 50 gradë Celsius.
Në Jaipur tre persona ndërruar jetë të martën për shkak të goditjes nga i nxehti.
Vera në Indi zgjat nga marsi në shtator dhe zakonisht është e nxehtë dhe e lagësht. Shërbimi meteorologjik është shprehur se vendi ka gjasa të përjetojë valë të nxehti të gjata dhe me intensitet të lartë këtë vit.
Në Rajasthan dhe Gujarat, vala e të nxehtit arriti nga 9-12 ditë dhe temperaturat variuan në 45-50 gradë Celsius.