Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, njofton të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet e larta në Republikën e Shqipërisë, për vitin akademik 2019-2020, se fillimisht duhet të ndjekin procedurën e Njësimit të diplomave të Shkollës së Mesme (për vazhdim studimesh në institucionet e arsimit të lartë). Formulari që duhet plotësuar dhe dorëzuar bashkë me dokumentacionin mund ta shkarkohet në webfaqen e KKSH-së. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet si: a) Formulari i aplikimit për njëvlershmëri.b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit. c) Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar). d) Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara). e) Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. (vërtetim për panelines – Greqia, certifikatë – Italia, vërtetim pikët e arritura – Kosova etj.). Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.