PAHOR NË VIZITË ZYRTARE NË MALIN E ZI

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë në dy ditët e ardhshme për vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Pahor të enjten do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Pahor, në shoqërimin e Ministrit të Kulturës së MZ, Aleksandar Bogdanoviq dhe Kryetarit të Kryeqendrës së Cetisë, Aleksandër Kashqelan, do të vizitojë monumentet kulturore dhe historike në Cetinë, kurse është parashikuar ehe pjesëmarrja e tij në Forumin me temë „To Be Secure“ (2BS), i cili do të mbahet në Budvë.

SHARE