Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, gjatë orës së kryeministrit, tha se qeveria e Malit të Zi nuk do të ndërpres marrëdhëniet diplomatike me Federatën Ruse pas vendimit të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016. Markoviq e tha këtë duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq, i cili ishte i interesuar nëse qeveria do t’i jap fund marrëdhënieve diplomatike me Rusinë pas vendimit ku thuhej se organet shtetërore dhe shërbimet e atij shteti morën pjesë në tentativën për vrasjen e kryeministrit të atëhershëm të MZ. “Askund nuk qëndron pohimi se organet shtetërore të Rusisë morën pjesë në tentativën e vrasjes së ish kryeministrit Millo Gjukanoviq”, u përgjigj Markoviq. Ndërsa, përfaqësuesin e klubit të deputetëve, PSP-Demos, Miodrag Lekiq, i interesoi nëse sipas tij akti skandaloz i korrupsionit, në të cilin bankieri i regjimit i jep para në mënyrë të paligjshme funksionarit të PDS-së për nevoja zgjedhore, është një fenomen normal që duhet të kalojë pa pasoja kreu i qeverisë. “Ju keni zgjedhur të ktheheni në pyetjet që institucionet kanë dhënë ose janë në procesin e përgjigjes”, u përgjigj Markoviq. Ai tha se sundimi i ligjit po funksionon dhe kujtoi se Agjencia Kundër Korrupsionit për shkelje të Ligjit për financimin e partive politike ka dënuar PDS-në në shumën maksimale.