Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Qeveria e Malit të Zi, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, po punon intensivisht për krijimin e masave për të ruajtur standardet e qytetarëve.
Në këtë drejtim, Qeveria nisi dhe disa herë e zgjeroi fushatën “Çmime të limituara” e cila përfshin mbi 1 mijë artikuj, u njoftua nga kjo ministri.
Ata theksojnë se pasi fushata “Çmime të limituara” të përfundojë nesër, më 30 prill, Ministria do t’i propozojë Qeverisë masa të reja që, sipas planit, duhet të hyjnë në fuqi më 15 maj.
“Kjo linjë mbështetjeje do të përfshijë produkte të caktuara, kryesisht prodhues vendas, me qëllim inkurajimin e prodhimit vendas dhe bujqësor, duke ruajtur aktivitetet ekonomike dhe duke krijuar stimuj për turizmin”, njoftoi Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik.