DYQANET NUK DO TË PUNOJNË MË 1 DHE 2 MAJ, PËR MOSRESPEKTIM DO TË KETË GJOBA

Drejtoria për Çështje të Inspektimit ka rikujtuar të gjitha subjektet afariste që merren me tregti se nuk mund t’i kryejnë aktivitetet e tyre gjatë ditës së punës, që përfshin 1 dhe 2 maj, gjegjësisht të mërkurën dhe të enjten.

Ata vërejnë se edhe gjatë festave fetare, kombëtare dhe të tjera, tregtia me shumicë dhe pakicë mund të kryhet në:

  • farmacitë;
  • dyqane ose kioska të specializuara për shitjen e bukës, produkteve të furrës dhe ëmbëlsirave, luleve, suvenireve, shtypit, produkteve për mbrojtjen e bimëve ose pajisjeve funerale;
  • pikat e benzinës dhe dyqanet me pakicë brenda pikave të karburantit;
  • tregjet;
  • stenda – tezga, vitrina dhe makina shitëse jashtë tregjeve dhe dyqaneve të lëvizshme;
  • dyqane, kioska dhe makina shitëse të vendosura brenda zonave të mbyllura të stacioneve të autobusëve dhe hekurudhave, aeroporteve dhe porteve;
  • stenda dhe kioska ku shiten mallrat gjatë festivaleve dhe manifestimeve, panaireve dhe gjatë shfaqjeve publike të veprave kinematografike;
  • magazina për tregti me shumicë.

“Ne theksojmë se për mos respektim të obligimeve të përmendura parashihen gjoba dhe mbyllja e objekteve për ditët në të cilat nuk lejohet puna, dhe me këtë apelojmë që subjektet afariste të kontribuojnë në zbatimin e plotë të ligjit duke respektuar obligimet e parapara”, thonë nga Drejtoria për Çështje të Inspektimit.

Ata po ashtu thanë se përveç call center 080555555 për denoncim të parregullsive, do të ketë edhe inspektorë kujdestarë gjatë festave.

SHARE