SOT U MBAJTË SEANCA E PARË KONSTITUIVE E QEVERISË SË MALIT TË ZI

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në seancën e parë konstituive tha se në Qeverinë e Malit të Zi ka njerëz që nuk i kanë borxh askujt, përveç qytetarëve. Në seancën e hapur për publikun, ai i bëri thirrje Ministrisë së Financave që sa më parë të përgatisë ndryshime në buxhetin e këtij viti. Ai apeloi gjithashtu për qëndrim racional ndaj buxhetit të shtetit. Kryeministri Abazoviq theksoi se ka besim në një bashkëpunim produktiv, dhe shtoi se do të donte që seancat e Qeverisë së Malit të Zi të ishin efektive. “Për çështjet për të cilat nuk ka nevojë për të humbur kohë, të mos humbim, dhe të punojmë në tema të rëndësishme në një dialog gjithmonë të hapur për të marrë vendimet më të mira për qytetarët”, tha Abazoviq. Kryeministri tha se seanca e Qeverisë është e hapur për publikun dhe se kjo është një formë shtesë e transparencës. Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi do të jetë avokati Boris Mariq. Shefe e kabinetit të Abazoviqit u zgjodh Ana Rashoviq, keshilltarë për politikë të brendshme Sergej Sekulloviq, keshilltarë për çështje ligjore Ivo Shoq, për media Millosh Periçiq dhe për media digjitale Radivoje Koprivica. Sipas Abazoviqit, legjislacioni zgjedhor duhet të jetë pjesë e dialogut politik dhe kur është fjala për ligjin për Qeverinë, do të ishte mirë, thotë ai, të marrim informacione se deri ku kanë arritur në këtë çështje

SHARE