QEVERIA E RE TË RIKTHEJË BESIMIN POLITIK DHE INSTITUCIONAL

Komisioni Evropian përshëndeti formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Ana Pisonero Hernandez. Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi Oana Kristina Popa e përshëndeti gjithashtu formimin e qeverisë së re në Twitter. “Presim që kjo të rikthejë besimin politik dhe institucional që i duhet vendit”, theksuan Pisonero Hernandez dhe Kristina Popa. Raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Malin e Zi Tonino Piculla dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi, Vlladimir Bilçik thanë se ata po prisnin të punonin së bashku me partnerët për të vazhduar rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE. Mbretëria e Bashkuar mirëpret Qeverinë e re të kryeministrit Dritan Abazoviq, tha Karen Maddox, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi. Po ashtu, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përgëzoi zgjedhjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, duke ju uruar punë të mbarë.

SHARE