INSTITUTI: 89 RASTE TË REJA, ASNJË VIKTIMË

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje nga pasojat e infektimit me koronavirus, dhe janë regjistruar 89 raste të reja, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Në 24 orët e fundit, u raportua shërimi i 79 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 667.

SHARE