NË TUZ 33 RASTE AKTIVE ME COVID19

Në Malin e Zi, brenda 24 orëve të fundit, shtatë persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur dhe 177 raste të reja pozitive janë regjistruar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Që nga rezultatet e djeshme, shtatë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga Podgorica (2), Plevla (1), Kolashini (1), Berane (1), Nikshiqi (1) dhe Ulqini (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,492. Deri në orën 15:00, është raportuar se 181 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 2,400, në Tuz 33 raste aktive.

SHARE