PËR BALLKANIN PERËNDIMORË 3.3 MILIARDË EURO

Komisioni Evropian ka paralajmëruar mbështetje financiare prej 3.3 miliardë euro së bashku me Bankën Investuese Evropiane, në favor të qytetarëve të Ballkanit Perëndimorë.

Qëllimi i kësaj pakete, siç është kumtuar, është përballja me nevojat e drejtpërdrejta shëndetësore dhe humanitare të shkaktuara nga Covid- 19, si dhe ndihma për një shërim social dhe ekonomikë.

Përndryshe, të cekim këtu se kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka urdhëruar që të ndahen falas rreth 300 mijë maska.

240 mijë maska, siç ka theksuar ai, do tu ndahen pensionistëve kurse 44 mijë shfrytëzuesve të të tjerë me nevoja të veçanta.

Këto maska, siç ka paralajmëruar, do të ndahen gjatë ditëve të ardhshme.

SHARE