Sot besimtarët katolikë kremtojnë të Premten e Madhe.
E Premtja e Madhe e Pashkëve është ditë lutjeje e heshtje, ditë e Mundimeve dhe kryqëzimit të Jezu Krishtit, akti më i lartë i dashurisë, që e bën njeriun të lirë.
Të Premten e Madhe të Pashkëve liturgjia e Kishës na fton të meditojmë misterin e mundimeve, të dhimbjes dhe të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq.
Në këtë ditë, të Premten e Madhe të Pashkëve, ka rëndësi të madhe pjesëmarrja jonë në Sakramentin e Rrëfimit apo të Pajtimit me Zotin e të afërmin tonë, rrugë e domosdoshme kjo për të pastruar zemrën e për t’u përgatitur për kremtimin e Pashkëve me shpirt të përtërirë.
Së paku një herë në vit, kemi nevojë dhe obligim, për këtë përtëritje të shpirtit tonë përmes Sarkamentit të Pajtimit e të marrjes së Eukaristisë Shenjte.